Qindra robotë që janë gati të hidhen në tregun e punës janë prezantuar në një ekspozitë të veçantë gjatë Konferencëa Botërore të Robotit të vitit 2019 në Pekin.
Më tepër kanë tërhequr vëmendje robotët mjekësorë. Drejtori i marketingut i Qendrës të Robotikës Mjekësore, Li Qi tha se pavijoni i tyre mund të quhet një shfaqje e rezultateve të risive të robotëve mjekësorë:
"Dy janë robotë për neurokirurgjinë dhe një është robot për operacionet ortopedike. Ky i fundit ka një saktësi veçanërisht të lartë. Ai është roboti i vetëm që mund të bëjë operacion të rruazës së qafës dhe të pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore. Ai mund të bëjë operacion të kockave të mbarë shtyllës kurrizore dhe të gjymtyrëve."
Në këtë pavijon ka dhe një valixhe që "ndjek njerëzit". Një pjesëtar i stafit të HRG-së thotë se kjo valixhe është "shumë e bindur":
"Kur shtyp butonin e hapjes së valixhes, edhe rripi im i dorës hapet dhe të dy lidhen automatikisht. Unë lëviz, valixhja më ndjek, dhe nuk ka asnjë pengesë. Kur largësia mes meje dhe valixhes është më shumë se tre metra, rripi i dorës jep alarmin," sqaroi ai.
Robotët e shërbimit kanë fuksione të ndryshme. Me zhvillimin e teknologjisë së informacionit, ata kanë filluar të përdoren edhe nëpër kompani, aeroporte, qendra transporti, shkolla etj. Sipas "Raportit të zhvillimit të sektorit të robotikës të Kinës" parashikohet se këtë vit vlera e tregut të robotëve të shërbimit në Kinë do të arrijë në 2.2 miliardë dollarë, me një rritje 33.1 % më shumë se vitin e kaluar.