INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekstradimi, 'Ballisti' pranon më mirë të vdesë se të shkojë në Serbi

Ekstradimi, 'Ballisti' pranon më mirë të vdesë se të shkojë në Serbi

Publikuar më: 10:07 13-09-2017

Sërish del në skenë çështja e ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi. Është bashkëshortja e tij që ka vendosur të thyej heshtjen dhe të flasë për mediat ndërkohë që ka bërë më dije se bashkëshorti i saj i ka rrëfyer fakte tronditëse që lidhen me jetën e vet. Sipas të dhënave bëhet me dije se Ismail Morina e ka dhënë intervistën e parë për sa i përket faktit të kërkimit të azilit politik. Mësohet se seancën e dytë e ka në janar e deri atëherë nuk dihet se si do të marrë fati i tij.

Sipas të dhënave që ka dhënë bashkëshortja e tij e cila pret fëmijën e tretë nga Ismaili mësohet se ai ka kërcënuar se do të ishte më mirë i vdekur se sa në duart e serbëve, fakt ky që është bërë publik edhe nga një sërë të dhënash të tjera. Sikur mos të mjaftonte arrestimi për hir të një urdhër-arresti të lëshuar dy vite pas ngjarjes së Beogradit ishte edhe një mesazh i ardhur nga një prej eksponentëve më të mëdhenj të botës së krimit në Serbi, i cili e lajmëronte Ismailin për ferrin që do ta priste në burgun ku ndodhet ai.

Kështu ka dyshime që madje është i përcaktuar edhe vendi se ku është vendosur të kalojë kohën e paraburgimit shqiptari që lëshoi flamurin në stadiumin e Beogradit në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë. Edhe pse pretendohet se shteti shqiptar ka lobuar për çështjen e djalit nga Kukësi, sërish janë një sërë vendimesh nga gjykatat kroate që kanë vendosur ekstradimin e tij duke besuar në një drejtësi të paanshme të Serbisë në rastin konkret!

Rrëfimi i bashkëshortes

Në një prononcim për “Ora News” dhënë ditën e djeshme, bashkëshortja e Ismailit, Federica Lo Toro konfirmoi se: Më mirë i vdekur se në Beograd. Ajo ka treguar se Ismaili ia kishte konfirmuar edhe para një dite dhe me një qetësi vërtetë tronditëse, që nëse gjërat nuk shkojnë mirë, ai mbetet i vendosur për t`i dhënë fund jetës.

“Ismaili ka rënë shumë nga pesha, madje ka edhe probleme të theksuara me shikimin, kjo ndoshta për shkak të kohës së gjatë që qëndron në errësirë në dhomën e burgut, megjithatë në krahasim me herët e fundit është pak më mirë, megjithëse gjendja psikologjike vijon të jetë e rënduar”. Bashkëshortja e Morinës, Federica e cila e ka ndjekur hap pas hapi çështjen u shpreh se pas vendimit për ekstradim të gjykatës së parë dhe asaj të lartë të Kroacisë, shpresat janë të mbështetura vetëm tek azili politik, një vendim që i takon ministrisë së brendshme. “Ne do e dërgojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që më pas të kemi të drejtë ta dërgojmë në Strasburg, por realisht nuk kemi shpresë tek Gjykata Kushtetuese. Shpresat tona janë të mbështetura tek ministri i brendshëm, i cili ka kompetencën për t`i akorduar Ismailit azilin politik. Është kryer një intervistë paraprake me Ismailin. Tani presim që autoritetet të zhvillojnë intervistën kryesore dhe shpresojmë që në janar t`i jepet e drejta e azilit politik.

Ndërsa për sa i përket pengesës që mund t`i bëjë ekstradimit të Ismailit ministri i drejtësisë, nuk kemi besim, pasi Kroacia po kërkon të mbajë një qëndrim krejtësisht neutral. Federica e cila është nëna e dy fëmijëve të Ismailit dhe është në pritje të fëmijë së 3-të, theksoi gjithashtu se nuk kanë qenë në dijeni të urdhrit të arrestit, madje kanë kontrolluar nëpërmjet Interpolit deri një vit pas ngjarjes, teksa urdhri është lëshuar nga prokuroria serbe në tetor të 2016-ës, pra dy vite pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Në lidhje me mbështetjen e autoriteteve shqiptare ajo u shpreh se ka pasur lëvizje konkrete por është një çështje shumë delikate ndaj shton se e kupton vështirësinë e Shqipërisë në këtë rast”./ shekulli

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555