INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Ekstradimi im pakt mes Erdoganit dhe Ramës'', flet ish-truproja e Sali Berishës, kërkon të hapë dosjet për...

''Ekstradimi im pakt mes Erdoganit dhe Ramës'', flet ish-truproja e Sali Berishës, kërkon të hapë dosjet për...

Publikuar më: 19:29 10-02-2018

Ekstradimin e Izet Haxhisë drejt Shqipërisë duket se "shkundur" themelet politike në vendin tonë, sidomos "terrenin" rreth ish-presidentit Sali Berisha.

Megjithatë, ish-truproja e Berishës ka folur publikisht ditën e sotme duke thënë se ekstradimi i tij është një marrëveshje politike mes qeverisë shqiptare dhe Turqisë.

Ai ka deklaruar se Shqipëria është një qendër e organizatës së Fetullah Gylenit një armik dhe kundërshtar i madh i Erdogan, prandaj sipas ish-truprojës Turqia ka bërë pakt me Ramën për të këmbyer Izet Haxhisë, me armiqtë e Erdogan.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me "News 24", Izet Haxhia tha se sapo të ekstradohet në Shqipëri do të kërkojë hapjen e dosjes.

I dënuari për vrasjen e Azem Hajdarit është shprehur se:

Po patjetër, se unë kam 12 vite që mbahem peng në Turqi, sipas interesave të qeverisë turke. Një herë duan, një herë s’duan.

Kur kanë ndonjë tender andej thonë ta kthejmë, kur rregullohen, thonë mos ta kthejmë. Si top futbolli të hedhin andej-këtej.

Tani nuk e di se çfarë interesi kanë në lidhje me qeverinë shqiptare, por ngaqë Shqipëria është një qendër e organizatës së Gylenit, ndoshta kanë bërë ndonjë marrëveshje për këmbimin të disa eksponentëve që ndodhen në Shqipëri.

Apo rasti i aeroportit të Vlorës, nuk e di, sepse politika nuk merret vesh, është shumë e vështirë ta perceptosh se çfarë mund të sajojnë këta politikanët e famshëm.

Unë e thashë atë, pasi në bazë të urdhër-arrestit, të cilin e mora vesh në mënyrë private nëpërmjet miqve të mi.

Ata më thanë ik, pasi presim një urdhër për të bërë arrestimin tënd brenda një kohe 30 ditore, sepse ashtu janë procedurat sipas ligjeve. Pasi të vijnë ekipet nga Shqipëria, do bëjnë dërgimin tim në Shqipëri.

Sapo të kthehem në Shqipëri, puna e parë që do të bëj është që të kërkoj hapjen e dosjes, sepse edhe në bazë të ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, ligjeve të shtetit shqiptar, Kodit të ri Penal, unë e kam të drejtën time legjitime që të hap këtë çështje.

Kjo pasi unë jam gjykuar, dhe dënuar, në mungesë pa pasur të drejtën e mbrojtjes, hetimit, pa pasur asnjë lloj të drejte. Ndaj kjo është e drejta ime legjitime që unë të kërkoj hapjen e këtij procesi."

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598