INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekstradimi Morinës. Reagojnë ministrat teknikë, Rama dhe Duka ndërhyjnë te autoritet kroate

Ekstradimi Morinës. Reagojnë ministrat teknikë, Rama dhe Duka ndërhyjnë te autoritet kroate

Publikuar më: 16:06 29-07-2017

Dy ministrat teknikë të qeverisë Rama kanë reaguar për ekstradimin e Ballist Morinës drejt Serbisë.  Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj dhe Gazment Bardhi i Drejtësisë, kanë bërë të ditur se kanë ndërmarë veprime institucionale për të mos lejuar ekstradimin e Morinës nga Kroacia.  Bashkë me dy ministrat edhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i FSHF Armand Duka kanë kontaktuar me autoritetet kroate për zgjidhjen e procesit. Demiraj ka kontaktuar me ambasadoren kroate në Tiranë, Sanja Bujas-Juraga fill pas arrestimit të Morinës pikërisht në Kroaci ndërsa Bardhi i ka dërguar një kërkesë ministrisë së Drejtësisë atje. “Vetë ministri Demiraj dhe familjarët e zotit Morina, kanë vënë në dispozicion të autoriteteve kroate dokumentacionin që dëshmon përdorimin politik të kësaj çështje”, thuhet në një njoftim të ministrisë së Brendshme.  “Kërkesa për ekstradimin e tij në Serbi nuk përmbush kriteret ndaj ministria e Drejtësisë kroate nuk duhet ta lejojë. Në rast ekstradimi rrezikon t’i nënshtrohet përndjekjës”, thuhet ndërkohë në kërkesën që ministri i Drejtësisë Bardhi i ka dërguar homologëve kroatë. Gjithashtu Rama dhe Duka janë në kontakt të vazhdueshëm për mos lejuar ekstradimin e "njeriut të dronit" në Serbi.

Article Logic
Execution time: 0.0043621063232422