Adoleshentët dhe të rinjtë janë target grupi më i shigjetuar nga ekstremistët. Ata kanë sofistikuar metodat dhe përmes rrjeteve sociale përpiqen të mashtrojnë të rinjtë. Për të ndihmuar dhe edukuar grupmoshat e reja Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Mbajti një konferencë me temë: "Sa janë sofistikuar metodat e depertimit të ekstremizmit të dhunshëm?”
Përmes videove edukuese dhe informuese studentët u njohën me mënyrat se si mund të njohin personat dhe mesazhet e gabuara, që mund t’i shtyjnë ata të marrin vendime të padrejta. Përfaqësuesja e Qendrës Kundër Ekstremizmit, Klejda Ngjela ju bëri dhe një panoramë në lidhje situatën.
Ajo theksoi se të rinjtë duhet të denoncojnë nëse hasen me persona ekstremistë e të mos bëhen palë me ta.