INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet numri i të vrarëve nga tërmeti në Ekuador

Rritet numri i të vrarëve nga tërmeti në Ekuador

Publikuar më: 09:47 18-04-2016

Është rritur numri i viktimave si pasojë e tërmetit që goditi të shtunën në mbrëmje Ekuadorin. Sipas autoriteteve deri më tani raportohet për rreth 350 të vdekur dhe mbi 1500 të tjere janë plagosur. Mirëpo, autoritetet deklaruan se mund të rritet edhe më shumë numri i viktimave.

Një tërmet me magnitutë 7.8 të shkallës rihter goditi Ekuadorin. Rreth 10 000 forcat ushtarake dhe 3 5000 policë janë dislokuar në zonat e prekura më rëndë, ku vazhdojnë me shpejtësi operacionet e kërkim-shpëtimit. Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa ndërpreu vizitën e tij në Itali për t’u kthyer në vend dhe për t’u përballur me këtë krizë. Ai shpalli gjendjen e emergjencës dhe tha se prioriteti është gjetja e të mbijetuarve.

Ky ishte tërmeti më i fortë në Ekuador që prej vitit 1979.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377