INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutimi i avokatit të Shullazit dhe Çapajve, media britanike tregon dy pistat e vrasjes

Ekzekutimi i avokatit të Shullazit dhe Çapajve, media britanike tregon dy pistat e vrasjes

Publikuar më: 12:49 01-09-2019

Një avokat britanik që përfaqësonte gangsterët shqiptarë është qëlluar për vdekje, duke provokuar frikën se ai u ekzekutua pasi humbi disa çështje penale të profilit të lartë, kwshtu nis shkrimi i Daily Mail në artikullin dedikuar ekzekutimit të disa muajve më parë të avokatit Ravik Gurra, i cili mbante edhe pasaportën britanike.

Avokati 50 vjeçar, u qëllua tre herë në kokë me një pistoletë me silenciator, teksa ishte ulur para një kafeneje me disa miq në Elbasan në mars të këtij viti.

Daily Mail shkruan se vrasja solli edhe shokim në qytetin e Hertfordshire të Harpenden,në Britani, ku Gurra jetonte me gruan e tij, Nina dhe dy vajzat adoleshente.

Në shkrimin e prestigjozes, Daily Mail, thuhet se Gurra kishte përfaqësuar disa gangsterë shqiptarë, përfshirë këtu anëtarë të familjes Çapja, por Emiljano Shullazi, i cili u shpall fajtor për zhvatje dhe drejtimin e një organizate kriminale dhe u dënua me 14 vjet.

Një burim për median britanike shprehet se policia shqiptare ka dy pista hetimi në lidhje me vrasjen: Ose ka qenë ndëshkim për çështjet e humbura, ose është eliminuar nga rivalët e Çapjave në Elbasan.

Ravik Gurra emigroi në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1990, ku u vendos me gruan e tij, e ku fitoi shtetësinë britanike.

Article Logic
Execution time: 0.0033469200134277