INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, 37 vjeçari u qëllua nga një “polic”

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, 37 vjeçari u qëllua nga një “polic”

Publikuar më: 17:43 03-10-2016

Vrasja e 37­-vjeçarit Erion Mihallari mbrëmjen e së shtunës në Elbasan u bë nga vrasës me pagesë. Dyshohet se njëri nga atentatorët ka qenë i veshur me uniformë policie, duke bërë të mundur largimin e tij, pa u pikasur nga dëshmitarët okular.

Edhe pse grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të zonës ku ndodhi vrasja e emigrantit Mihallari, përsëri prej tyre nuk janë nxjerrë element të rëndësishëm që mund të identifikojnë autorët.

Sipas policisë viktima përdorte dy mbiemra dhe këtë ndryshim e ka bërë për shkak të problemeve me drejtësinë në shtetin italian vite më parë.

Pavarësisht se ngjarja ndodhi në një na zonat e populluara të qytetit të Elbasanit, përsëri autorët kanë vepruar pa lënë gjurmë, pasi edhe qitja me armë zjarri tip pistoletë TT, u krye me silenciator sipas burimeve të Vizion+.

Gjithashtu një tjetër pistë që po hetohet është çështja e pronësisë. Erion Mihollari kishte ndërtuar përgjatë rrugës nacionale me Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë një kompleks, hotel, karburant.

Ai rezulton administrator i biznesit dhe aktualisht, policia është duke verifikuar të dhënat mbi atë pronë, pasi më herët ka pasur një proces gjyqësor me palët e treta.

Kjo nuk është hera e parë që vrasës me veshje policie ose kamuflazh ushtrie, kryejnë vrasje ne Elbasan. Edhe rastin e masakrës ndaj fisit Çapja ekzekutoret mbanin te njëjtat veshje.

Article Logic
Execution time: 0.0031211376190186