INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutimi i biznesmenit në Vlorë, shoqërohen 10 persona. Policia po heton në dy pista

Ekzekutimi i biznesmenit në Vlorë, shoqërohen 10 persona. Policia po heton në dy pista

Publikuar më: 08:42 05-06-2018

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku 29-vjeçari Vasil Dervishaj u ekzekutua me armë zjarri. Dervishaj u qëllua me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si ish kombinati i peshkut, ose lagjja Pavarësia. Viktima udhëtonte me ford me targa italiane. Mësohet se i kanë prerë rrugën dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Xhami i parmë është thyer i tëri, shenjë kjo që autorët kanë qëlluar nga para. Ai ka tentuar të hapë derën e makinës për t’u larguar, por nuk ka mundur dot dhe ka ndërruar jetë në mjetin e tij. Dyshohet se 29-vjeçari është qëlluar nga një automjet tip benz me portbagazh ngjyrë e zezë. Policia ka ngritur grupe kontrolli për të mundësuar arrestimin e autorëve.

vlonjati_i_ekzekutuar.jpg

Vasil Dervishaj ishte pronar i dy bizneseve në Vlorë si dhe tregtar kafeje. Dy nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo për shkak të konkurrencës si dhe për prishje të pazareve të drogës. 29-vjecari ka qenë i dënuar edhe më herët, ndërsa para një viti e gjysmë ka pasur një debat me një tregtar tjetër të kafesë. Vasil Dervishaj ishte baba i një fëmijë dhe deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona në komisariat në lidhje me vrasjen. Informacion paraprak i policisë së Vlorës: Më datë 04.06.2018, në lagjen ”Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut, është vrarë me armë zjarri shtetasi V.D., 29 vjeç, banues në Vlorë. Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482