INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutimi i ish-komisarit Cuku, arrestohet porositësi i vrasjes [EMRI]

Ekzekutimi i ish-komisarit Cuku, arrestohet porositësi i vrasjes [EMRI]

Publikuar më: 10:33 31-12-2018

Arrestohet në Athinë porositësi i vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku. Policia bën me dije se Bledar Jambelli ka rënë në prangat e interpolit grek. Jambelli fshihej me dy emra, pasi njihej edhe si Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier. Ai porositi vrasjen e Cukut në prill të 2017-ës, ngjarje kjo e ndodhur në prill 2017 në Rrugën e Kosovarëve në shkallët e pallatit ku banonte ish-komisari.

Që në fillim ngjarja u hetua si hakmarrje. Arrestimi i autorit të krimit, Mikel Shallari çoi në zbulimimin e dinamikës së vrasjes. Duke marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, Shallari rrëfeu se ishte paguar 3 mijë euro nga Bledar Jambelli për vrasjen e Cukut për hakmarrje, pasi disa vite më parë e kishte arrestuar kur ish-komisari mbante detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës.

Njoftimi i Policisë

Falë bashkëpunimit ndërkombëtar, bie në praga i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së ish oficerit të lartë të Policisë A.C.
Në kuadër të shkëmbimit të informacioneve me zyrat homologe dhe bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën është finalizuar me sukses arrestimi në Athinë / Greqi, i personit në kërkim ndërkombëtar, Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier. Nga hetimet e kryera nga Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se ky shtetas ka porositur vrasjen e A.C.

Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.

Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana jonë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg, për veprën penale “Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 të Kodit Penal. Arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609