Detaje të reja zbulohen për vrasjen e 26-vjecarit Jurgen Kurti mbrëmjen e djeshme në rrugën “Zef Jubani” pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’.
Sipas “BalkanWeb”, menaxheri i VIP-ave është ekzekutuar pranë banesës së tij më breshëri plumbash, pasi në vendngjarje policia gjeti dhe sekuestroi 23 gëzhoja pistolete.
Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë pranë banesës së tij 26-vjecarit dhe e kanë që qëlluar nga një makinë ngjyrë gri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona për t’u marrë në pyetje, ndërsa pista kryesore e vrasjes është ajo e hakmarrjes.
Viktima kishte qenë dy herë i shoqëruar për akuzën e vrasjes. Policia ka shoqëruar edhe familjarët e tregtarit në të vrarë në Durrës pak kohë më parë Agim Arapaj, vrasje për të cilën është akuzuar Jurgen Kurti. Policia vijon hetimet dhe po këqyr kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.