Domart Konjari është shpallur në kërkim për vrasjen e Devi Kasmi i cili u ekzekutua mbërmjen e djeshme pranë Pediatrisë në Tiranë.
Mësohet se Konjari rezulton i dënuar në Francë me 10 vite burg, ndërsa dyshohet për tetë vrasje.
Tashmë policia po heton konfliktet e vjetra të bandave.
Policia po heton dy pista ajo e konflikteve të vjetra të bandës së rrugës ‘Bardhyl’.
Dhe pista e dytë ajo e prishjes së pazareve të drogës në Spanjë.
Në momentin e ekzekutimit Kasmit iu gjetën dy pistoleta në brez.