INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutimi me silenciator i 28-vjeçarit, kush ishte Mario Majollari, dhe pistat…

Ekzekutimi me silenciator i 28-vjeçarit, kush ishte Mario Majollari, dhe pistat…

Publikuar më: 08:17 11-04-2018

Ekzekutimi me silenciator i 28-vjeçarit Mario Majollari mbrëmjen e djeshme tronditi Tiranën.

Viktima sipas ekspertizës është qëlluar disa herë në kokë dhe në trup.

Policia dyshon se vrasja është kryer për hakmarrje, pasi i ati i Majollarit vuan një burgim të përjetshëm për ekzekutimin e dy të rinjve 18 vite më parë. Avni Majollari ishte arrestuar për këtë krim të ndodhur në segmentin rrugor Tiranë-Dajt, 14 vite më pas dhe po vuan dënimin.

Ndërkohë mësohet se vetë i riu kishte kërkuar disa herë azil politik në Suedi për shkak të kërcënimit për hakmarrje, por nuk ia kishte dalë dot.

Sipas policisë, Majollari bënte një jetesë të qetë dhe nuk ishte i skeduar ndonjëherë nga policia për ndonjë vepër penale.

Pas përfundimit të studimeve në Durrës për Turizëm, ai kishte shkuar në Suedi për të kërkuar azil.

Mario Majollari i frikësohej hakmarrjes, prandaj kishte kërkuar azil,. Autorët ishin informuar për kthimin e tij duke nisur planin, të cilin e konkretizuan duke e ekzekutuar pranë banesës.

Vrasësit, të cilët mendohen të kenë qenë dy, e kanë ndjekur nga pas viktimën dhe sapo është futur në një rrugicë jo vetëm të pandriçuar, por edhe larg kamerave të bizneseve aty afër, e kanë qëlluar.

Por policia, e cila ka sekuestruar një numër të madh filmimesh të rrugëve lidhëse me atë “Aleksandër Moisiu”, shpreson të paktën të gjejë një identikit të autorëve të vrasjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375