INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutimi në Vlorë, si u kap autori një orë më pas [VIDEO]

Ekzekutimi në Vlorë, si u kap autori një orë më pas [VIDEO]

Publikuar më: 17:42 09-11-2018

Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së kreut të njësisë administrative në fshatin Kot të Selenicës Fatmir Hodo.

Autori i dyshuar, 44-vjeçari nga fshati Gumenicë është arrestuar pas afro një orë ndjekje.

Kapja e tij, bën me dije policia u bë në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML).

"Materialet në ngarkim të shtetasit Admir Delaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasje me dashje"" thuhet në njoftimin për mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664