INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutohet me armë një 43-vjeçar shqiptar në Spanjë

Ekzekutohet me armë një 43-vjeçar shqiptar në Spanjë

Publikuar më: 11:31 05-09-2018

Një shqiptar është egzekutuar në lagjen ‘La Pastoreta’ në Tarragona, Spanjë, gjatë natës. Mësohet se viktima është shtetasi Fatmir A . Sipas mediave vendase 43-vjeçari shqiptar i cili banonte në këtë zonë është vrarë me armë zjarri nga një makinë me xhama të errët. Mësohet se duke u gdhirë e mërkura, rreth orës 00:45, policia ka marrë një njoftim për të shtëna me armë zjarri.Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, ata gjetën një person të plagosur. Më vonë shqiptari humbi jetën nga plagët e marra. Dyshohet se shkaku i eleminimit fizik të shqiptarit është hakmarrja pasi në vitin 2008 Fatmit A. ka vrarë një person për pazare droge. Tarragona njihet si një rajon ku shqiptarët kryejnë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e drogës. Në këtë rajon mendohet se jetojnë mbi 93 shqiptarë, mes tyre 64 meshkuj.

Article Logic
Execution time: 0.0024349689483643