INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutohet në mënyrë mafioze, avokati që mbrojti Milosheviç

Ekzekutohet në mënyrë mafioze, avokati që mbrojti Milosheviç

Publikuar më: 11:04 29-07-2018

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beogradin mëngjesin e të dielës. Një avokat i njohur serb është ekzekutuar në mënyrë mafioze, para shtëpisë së tij në Beograd.

Bëhet fjalë për Dragoslav Ognjanoviç, 57-vjeçar, i cili ka mbrojtur shumë njerëz nga bota e krimit në Serbi.

Avokati penal ishte mjaft i njohur në Serbi, ndërsa një prej klientëve të më famshëm të tij ishte edhe Slobodan Milosheviçin, të cilin e mbrojti në gjyqin për krime lufte, në Gjykatën e Hagës.

Në një deklaratë, Ministria e Brendshme serbe raportoi se atentati ishte organizuar para shtëpisë së tij në lagjen Novi Beograd, ndërsa djali i tij 26-vjeçar u plagos dhe po merr trajtimin mjekësor.

Gjatë dy viteve të fundit, në Beograd janë vrarë disa anëtarë të shquar të rrjeteve të krimit të organizuar serb dhe malazez, në atë që policia e cilëson si luftë të trazuar për të dominuar tregun ilegal të drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605