INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutohet në mes të lokalit të tij biznesmeni shqiptar, ja e kaluara e errët e tij

Ekzekutohet në mes të lokalit të tij biznesmeni shqiptar, ja e kaluara e errët e tij

Publikuar më: 20:04 14-08-2017

Një biznesmen shqiptar në Maqedoni është ekzekutuar me armë zjarri ditën e sotme në mes të restorantit të tij në Strugë. Sipas mediave vendase, Dilaver Bojku i njohur me nofkën “Leku” është qëlluar me disa plumba pasditen e sotme dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit, por nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, por Bojku më parë ka qenë i arrestuar në 2013 për organizim prostitucioni dhe është një emër jo pak i njohur për policinë maqedonase e jo vetëm. 

Sipas mediave vendase, por edhe atyre botërore, ka qenë një nga personazhet më të njohura ballkanikë në fushën e krimit të organizuar dhe transnacional, i specializuar për tregtinë me të ashtuquajturat “skllave të bardha” dhe kontrabandimin e emigrantëve, sidomos në vitet 90-të dhe në fillim të viteve 2000.

Ka operuar në linjën Ballkan-Evropë, duke sjellë prostituta nga shtetet e ish-Jugosllavisë, Ukraina, Molldavia dhe duke kontrabanduar në vendet e Bashkimit Evropian shqiptarë, kurdë, pakistanezë, afganë. Me punë operative dhe me bashkëpunim të FBI-së (dega në Budapest) me policitë evropiane, Bojku identifikohet, grumbullohen dëshmi për punët kriminale dhe shpallet flet-arrest ndërkombëtar. Në shkurt të vitit 2003 arrestohet nga policia e Maqedonisë, ku në klubet e tij zbulohen dhjetëra vajza që kanë qëndruar ilegalisht në vend.

Gjykata e Strugës e dënon me 6 muaj burg për mbajtje të një femre pa dëshirën e saj, gjë që në opinion pritet me habi të madhe, për shkak të dënimit të butë që i është dhënë. Pas ankesës së prokurorisë dënimi i rritet në 3 vjet.

Më 20 qershor 2003, derisa transportohej nga burgu i sigurisë së ulët, i shpëton policisë. Marshallët amerikanë madje shpallin shpërblim prej 10.000 dollarë për atë që do të ndihmojë në zënien e Bojkut.

Për arratisjen e tij nga burgu kanë shkruar edhe mediat botërore, si The Neë York Times, Guardian etj. Rreth dy javë pasi iku nga burgu i Strugës, arrestohet në Ulqin të Malit të Zi, prej nga kishte planifikuar të arratisej, fillimisht për Itali, e më pas për Brazil.

Sidoqoftë, Bojku kthehet në Maqedoni ku vuan dënimin, ndërsa pas daljes nga burgu humb edhe nga fokusi i publikut dhe mediave. Për të dihet se i është kushtuar biznesit me hotelieri dhe turizëm.

Article Logic
Execution time: 0.0031840801239014