Në mesditë është shënuar një ngjarje e rëndë, në mes të kryeqytetit. Pranë ish stadiumit Dinamo është tentuar të vritet me armë zjarri Tefik Hyka, ish-pronar i një fabrike tullash në Vorë dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur. Biznesmeni është në gjëndje shumë të rëndë. Dyshimet e para flasin se autorët kanë qenë më shumë se një, pasi ndaj Hykës është qëlluar me pistoletë me silenciator dhe me një kallashnikov.
Autorët janë larguar me një motorr nëpër rrugicat e lagjes.