INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutohet një shqiptar në Zvicër

Ekzekutohet një shqiptar në Zvicër

Publikuar më: 09:44 06-07-2016

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Winznaut, në Zvicër. Një shqiptar është vrarë nga një italian me tre plumba në shtëpinë e tij. Ai është A. Gashi, 32-vjeçar, nga fshati Nekoc i Drenasit. Nga të dhënat besohet se është vrarë gabimisht, pasi në shtëpinë e tij më herët kishte jetuar një serb, i cili mësohet të ketë pasur probleme me italianin.
Gashi është vrarë me tre plumba, ndërsa ishte duke u larë në banjë.
Autori i krimit italiani, i moshës 38-vjeçare, është arrestuar nga policia dhe e ka pranuar vrasjen. Në shtëpi thuhet të kenë qenë edhe dy shqiptarë, të cilët kanë ikur nga një dritare gjatë ngjarjes tragjike. Dëshmitarët i kanë thënë policisë që vrasësi nuk ka qënë vetëm, por dhe me një tjetër dhe ishin të veshur me rroba sportive dhe kanë pasur një çantë sportive me vete. Për këtë arsye policia është vënë në ndjekje dhe të personit të dytë.
Fqinjët e Gashit gjithashtu i kanë thënë policisë që banorët e shtëpisë, ku ndodhi krimi nuk ka pasur kurrë problem.

Article Logic
Execution time: 0.0019419193267822