Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, publikisht ka ekzekutuar një oficer të lartë dhe kjo vetëm sepse i dha ushqim shtesë kolegëve. Kim ishte tërbuar kur zbuloi se 56- vjeçari Hyon Ju Song, një gjeneral i Koresë së Veriut, i kishte dhënë oriz dhe grurë më tepër trupave të tij dhe familjeve të tyre. Oficeri, i cili u shpall fajtor për përfitime nga ushtria dhe për abuzim të autoritetit, u ekzekutua me 90 plumba. “Ne nuk kemi nevojë të vuajmë më dhe të shtrëngojmë rripat tanë për të bërë raketa ose armë bërthamore”, raportohet se kishte thënë oficeri. Ai i dërgoi ushtarëve 900 kilogramë karubrant, 590 kg oriz dhe 730 kg grurë, diçka që Kim Jong Un nuk e kishte aprovuar.