Brenton Tarrant pak ditë më parë hapi zjarr në dy xhami të ndryshme në Zelandën e Re duke u marrë jetën 49 personave dhe duke plagosur dhjetëra të tjera.
Për mediat për herë të parë kanë folur edhe familjarët e tij.
Kushërira e tij është shprehur se afërmi i saj, që sipas saj dikur ishte një person normal, meriton të vdesë.
Donna Cox ka deklaruar se i dhemb shumë fakti që ka lidhje gjaku me 28-vjeçarin, Brenton, pasi ai vrau me gjak të ftohtë 50 besimtarët myslimanë.
Nëna e 28-vjeçarit, Sharon, është mësuese në një shkollë lokale. Ajo u largua nga policia me emergjencë nga klasa e saj direkt pas raportimit të ngjarjes.
Ajo dhe motra e Tarrantit, Lauren, janë vendosur nën mbrojtje të policisë, pa asnjë kontakt telefonik me pjesën tjetër të familjes së tyre