INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutoi kunatën për Shën Valentin, autori pranon krimin: E vrava se dyshoja se kishte lidhje me…

Ekzekutoi kunatën për Shën Valentin, autori pranon krimin: E vrava se dyshoja se kishte lidhje me…

Publikuar më: 11:39 01-03-2019

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së Lirie Xhepës, Dashamir Xhepën, rreth dy javë më parë.

Xhepa e ka pranuar autorësinë, ndërsa është shprehur se motiv ka qenë një konflikt për prona si dhe dyshimet për lidhje intime me persona të tjerë.

Pak ditë më parë, policia vuri në pranga autorin e vrasjes së 49 vjeçares Lirie Xhepa, e cila u gjet nga banorët e zonës së Liqenit të Sharrës, e hedhur në shkurre. Policia ka njoftuar se Dashamir Xhepa është arrestuar në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehohej.

Nëna e katër djemve u gjet e vrarë me tre plumba dhe me plagë në kokë, ndërsa trupi i saj u hodh në disa shkurre, për t’u fshehur.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775