INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutoi kushërinjtë në Gjirokastër, ja çfarë vendosi gjykata për vrasësin [FOTO]

Ekzekutoi kushërinjtë në Gjirokastër, ja çfarë vendosi gjykata për vrasësin [FOTO]

Publikuar më: 10:39 28-10-2017

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për autorin që vrau burrë e grua për një një mur rrethues.

70 vjeçari Apostol Kosta e ka marr vendimin teksa ka qenë i shtruar në spital, për shkak të tentativës së vetëvrasjes.

Pasi ekzekutoi me armë Aleko dhe Afërdita Kosta, e drejtoi armë nga vetja për ti dhënë fund jetës.

apostol-kosta.jpg

NGJARJA

Burrë e grua janë qëlluar me kallashnikovë në orën 7.25 të mëngjesit nga kushëriri, njëkohësisht dhe fqinji i tyre, duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ekzekutimit 70 vjeçari Apostol Kosta ka tentuar të vrase veten duke përfunduar në gjendje të rëndë dhe i shpërfytyruar ne spital.

Mësohet se çifti Aleko dhe Afërdita Kosta janë ekzekutuar në sy të fëmijës së tyre.

Por ajo qe ka tronditur opinionin publik eshte shkaku i ngjarjes. Cifti u vra pas debateve per një mur ndarës. Ndertimi i murit prej vitesh ka qenë mollë sherri midis tyre dhe kushëririt të tyre, sherr i cili rinisi dhe njëherë sot për tu mbyllur me vrasjen e ciftit.
Mësohet së për këtë mur ndarës ishte hapur dhe një gjyq të cilin e kishte fituar çifti i vrarë.
Pavarësisht gjyqit, vendimi nuk mundi të parandalojë tragjedinë, e tashmë ai që qëndron në këmbë midis dy familje të shkatërruara është ai mur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0045080184936523