Një operacion "ekzorcizmi" nga lart, duke përdorur një helikopter që të pastrojë të gjithë qytetin port të Buenaventura, në Kolumbi.
Kjo është ajo që peshkopi Rubén Dario Jaramillo Montoya organizoi për festën e shenjtorit mbrojtës të 13 korrikut, pas një krimi tjetër të dhunshëm, këtë herë kundër një vajze të re.
Në më pak se një vit janë kryer 51 vrasje në zonë, e cila është bërë qendër e rëndësishme e trafikut të drogës.
Për Montoya, dhuna është fryt i ‘frymave’ të liga që e infektojnë qytetin.
Për këtë "ne duam të kthejmë të gjithë Buenaventura nga lart dhe të derdhi ujë të shenjtë për të parë nëse mund të ekzorcizojmë dhe të lirojmë të gjithë ata demonë që po shkatërrojnë qetësinë tonë, në mënyrë që bekimi i Perëndisë të vijë dhe të fshijë të gjithë të keqen që është në rrugët tona ", shpjegoi peshkopi për mediat në Kolumbi.
Peshkopi tha gjithashtu se "ne duhet të heqim qafe djallin për të parë nëse mund ta rikthejmë qetësinë që qyteti ka humbur me kaq shumë krime, veprime të korrupsionit dhe me kaq shumë trafik që ka pushtuar portin ".
Në deklaratën e Konferencës Episkopale Kolumbiane është specifikuar se Monsinjor Montoya nuk do të bëjë një "ekzorcizëm" të vërtetë siç shkroi mediat lokale: është një demonstrim i qytetit që do të shprehet në bekimin, i cili do të kërkojë mbrojtjen e Perëndisë mbi qytetin, aq shumë të prekur nga dhuna.