INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elbasan -  4 zyrtarë në pranga, shpërdoruan detyrën me favorizime tenderash në Uzinën Mjekës

Elbasan - 4 zyrtarë në pranga, shpërdoruan detyrën me favorizime tenderash në Uzinën Mjekës

Publikuar më: 19:50 14-07-2016

Policia e Elbasanit ka vënë sot në pranga katër zyrtarë të Uzinës së Lëndëve Plasëse Mjekës pasi akuzohen  për shkelje të barazisë së  pjesëmarrjes në tenderat publikë. Ndërkaq një i pestë ëhstë shpallur në kërkim.

Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën për zhvillimin e tenderit për ““Shitje skrapi dhe lëndëve plasëse TNT”, procedurat e tenderimit “Koncerti i trashëgimisë kulturore shqiptare” si dhe sponsorizime të tjera të kryera nga Uzina Lëndëve Plasëse Mjekës.

Gjykata e Elbasanit ka lëshuar urdhrin e arrestit ndaj shtetasve: Kristaq Piligriu, 59 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Kryetar i Degës Ekonomike në Uzinën Lëndëve Plasëse Mjekës, Argjir Panariti, 64 vjeç, banues në Elbasan, ish-inxhinier në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës Stavri Çipa, 59 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Kryeinxhinier në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës, Gëzim Pitja, 53 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë inxhinier në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës Policia po punon për kapjen e shtetasit në kërkim: D.K, 64 vjeç, banues në Elbasan.

“Këta shtetas duke qenë me detyrë Kryetar dhe anëtarë të Komisionit Vlerësimit të Ofertave, në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën dhe shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera për tenderin e zhvilluar për “Shitje skrapi dhe lëndëve plasëse TNT”, procedurat e tenderimit “Koncerti i trashëgimisë kulturore shqiptare” si dhe sponsorizime të tjera të kryera nga Uzina Lëndëve Plasëse Mjekës”, sqaron policia.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721