INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elbasan, çifti i bashkëshortëve gjendet i pajetë në banesë. Dyshimet e policisë, ngjarja e qëllimshme..

Elbasan, çifti i bashkëshortëve gjendet i pajetë në banesë. Dyshimet e policisë, ngjarja e qëllimshme..

Publikuar më: 08:31 04-07-2018

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gjegjan të Elbasanit, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të pajetë në banesën e tyre dy katëshe. Viktimat janë Vasil Liçi 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja Sabrie Liçi, 61 vjeçe. Sipas të dhënave të para të policisë vdekja e çiftit ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë dhe përfshirjes së banesës nga flakët. Dyshohet se vënia e zjarrit ka qenë e qëllimshme dhe se ka qenë vet kryefamiljari ai që i ka vënë zjarrin bombolës. “Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V. Liçi ka hapur bombolën e gazit e më pas i ka vendosur flakën”-thuhet në njoftimin e policisë. Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndërruar jetë bashkëshortët. Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.

Article Logic
Execution time: 0.0035531520843506