Një barake druri në lagjen 5 maji në Elbasan është përfshirë nga flakët duke shkaktuar një viktimë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se ky zjarr i ka marrë jetën shtetases Mike Zenollari rreth 80 vjeç. Paraprakisht dyshohet se zjarri në barake të ketë rënë nga pakujdesia. Policia dhe shërbimet e zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve.