Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi iu sekuestruan 4 mina me telekomandë.
Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se në pranga ka rënë Petraq Kote.
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, 28-vjeçarit , në ambientet e një lokali në fshatin Mengël, Njësia Administrative Labinot-Fushë, iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë policia bën me dije se vijon operacioni për identifikimin e shtetasit /shtetasve të cilëve Kote do t’ua shiste.
Materialet në ngarkim të shtetasit Petraq Kote,i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.