INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elbasan, kapen me 11 mijë euro “mjeshtrit” e falsifikimit

Elbasan, kapen me 11 mijë euro “mjeshtrit” e falsifikimit

Publikuar më: 10:08 17-09-2017

Sekuestrohen 11 mijë euro të falsifikuara në qytetin e Elbananit. Operacioni “Këmbyesit” ka vënë në pranga tre persona, njëri prej tyre i dënuar më parë për falsifikim monedhash. Të arrestuarit janë Leone (Luan) Duka, 41 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Agron Rrucaj, 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike”. Nafie Miraka, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë. Policia bëri të ditur se tre personat “në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë këmbyer në pikën Exchange të shtetasit me iniciale N.K, në qytetin e Gramshit, 3 kartmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohet se janë false.” Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe në afërsi të fshatit Gostimë, ata janë ndaluar në mjeti tip “Peugeot” brenda të cilës janë gjetur 11.000 Euro, të dyshuara të falsifikuara. Hetimet vazhdojë, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499