Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Shtepanjë të Elbasanit, ku 57- vjeçarja me iniciale B.XH është përplasur për vdekje me motorr nga shtetasi Ardit Lazja. 31-vjeçari është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa gruaja ka ndërruar jetë në spital.
Autori drejtonte motorrin me targa IKH453. Policia e Elbasanit po merret me zbardhjen e ngjarjes.