Një biznesmen është gjetur ditën e sotme i rrahur dhe me plagë në trup brenda aktivitetit të tij.
Ai është Ylli Salla nga qyteti i Elbasanit.
Mësohet se biznesmeni është dhunuar dhe rrahur nga persona të paidentifikuar brenda biznesit të tij. Ai është lënë aty dhe më pas autorët janë larguar.
Nuk dihen shkaqet e këtij sulmi ndaj biznesmenit, por Policia ka nisur hetimet. Ndërkohë, Salla është dërguar në spital për mjekim.