INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elbasan: Sekuestrohen 30 kg kanabis, 3 në pranga dhe 2 në kërkim

Elbasan: Sekuestrohen 30 kg kanabis, 3 në pranga dhe 2 në kërkim

Publikuar më: 09:46 05-02-2017

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Administratori”.

Sekuestrohen 30 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”
Arrestohen në flagrancë tre shtetas si dhe shpallen dy të tjerë në kërkim
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, nga efektivët e Seksionit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 Flori Kuqja, 35 vjeç banues në fshatin Shalës Cërrik
 Enver Dobra, 27 vjeç banues në fshatin Shalës Cërrik
 Fatos Serani, 37 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një proçedimi proaktiv të ndjekur me metoda speciale hetimi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Flori Kuqja u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
30 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
T.K, 27 vjeç dhe XH.K 29 vjeç të dy banues në fshatin Shalës Cërrik.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezultoi se lënda narkotike dyshohet se i përket shtetasve të lartpërmendur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0043740272521973