Pas sherrit që ndodhi gjatë drekës ditën e sotme në Elbasan, dhe që gjeneroi në tre të plagosur, Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar si autor të ngjarjes.
Bëhet me dije se është shpallur në kërkim shtetasi Gent Faqja dhe një shtetas tjetër që për momentin policia nuk e bën me dije identitetin, si të dyshuar për ngjarjen e sotme.
Mësohet se policia ka ngritur postoblloqe në të gjithë qarkun e Elbasanit për kapjen e dy autorëve të dyshuar.