Duket se Elbasani nuk po gjen qetësi. Një tjetër ngjarje ka futur në panik qytetarët. Në një apartament në katin e tretë të një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maji’. Nga zjarri janë djegur orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake.
Po ashtu mësohet se flakët fillimisht janë shfaqur në kuzhinë dhe me pas ka përfshirë të gjithë shtëpinë.
Punonjësit e shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin e flakëve. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi, e cila ishte harruar ndezur nga familjarët. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.