Shqetësimi i elefantit-mama për të voglin e saj, që prej një kohe të gjatë ishte i shtrirë në tokë dhe nuk lëvizte, ka tërhequr vëmendjen e rojeve të kopshtit zoologjik në Pragë.
Dy persona hyjnë në zonën ku ndodhej elefanti-mama së bashku me elefantin e vogël, i cili qëndronte i shtrirë dhe bënte sikur ishte i sëmurë.
Tentojnë ta lëvizin, e thërrasin, por ai nuk lëviz dhe duket sikur nuk ka shenja jete. Kur rojet e kopshtit mendojnë se ai nuk mund të lëvizë, papritmas elefanti i vogël ngrihet dhe shkon pranë mamasë.