INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elektriçisti rrezikon jetën, 7 orë

Elektriçisti rrezikon jetën, 7 orë "ngec" në shtyllën elektrike në Kukës

Publikuar më: 12:10 06-01-2017

Kushtet e vështira atmosferike kanë rrezikuar dhe jetën e një punonjësi të OST në Kukës. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat nga OST thuhet se një punonjës i OST-së rrezikoi të humbte jetën duke u ngrirë në shtyllë pasi kishte shkuar të riparonte dëmtimin e  linjës 110 kV Kalimash – Kukës.
Njoftimi i OST:
“Në një rast u ballafaquam me kalimin në hipotermi të specialistit të linjave, Ramadan Hallaçi, 57 vjeç, mbi 25 vjet teknik linjash. Punonjës i Njësisë Operative Shkodër, pjesë e OST
Mbrëmë ishte në detyrë në brigadën e Kukësit, ku pasi riparoi pjesën e parë të linjës 110 kV Kalimash – Kukës të dëmtuar nga dëbora, vijoi punën për pjesën tjetër të linjës, mbi 20 km të gjatë. Pas më shumë se 7 orë punë në shtyllë dhe në terren të vështirë, në zonën e Qaf Malit, me temperaturë -9* celsius, punonjësi pësoi hiportermi”.
Fatmirësisht, ngjarja nuk rezultoi tragjike për punonjësin e OST-së i cili është tani jashtë rrezikut për jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057