Mbështetja e yllit botëror për shqiptaren ne këtë kohë do të thotë shumë dhe Eleni tashmë falë ndihmës së saj dhe jo vetëm renditet e para në renditje si kandidatja më e mundshme për të fituar Eurovision 2018.
Ajo është një prej blogereve më të famshme të make up-it, Nikkie de Jager, e njohur si Nikkie Tutorials dhe ajo është një fanse e madhe e këngëtares shqiptare që përfaqëson Qipron këtë vit në Eurovision. Ishte ‘zjarri’ që Eleni solli në skenë ajo që bëri që të gjithë ta dashuronin atë, shkruan intv.al. Nikkie tregon se ‘vdes’ për këngën dhe performances e Foureiras dhe deri më tani është e preferuara deri më tani dhe i uron fitoren.
Mirëpo teksa e pyet në fillim sesi erdhi ftesa për të pëfaqësuar Qipron në Eurovision, Eleni i thotë Nikkie-t se ajo është shqiptare, ka lindur në Shqipëri, jeton në Greqi dhe më pas tregon si i erdhi ftesa që e pranoi me shumë qejf. Por ju duhet të shihni videon më poshtë dhe tashme edhe në mediat greke kjo ‘live video’ po diskutohet shumë./intv.al/