INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eleni (Entela) Foureira publikon këtë foto ku duket shumë “ZJARR”, Butrint Imeri i thotë atë që fansave nuk u pëlqeu [FOTO]

Eleni (Entela) Foureira publikon këtë foto ku duket shumë “ZJARR”, Butrint Imeri i thotë atë që fansave nuk u pëlqeu [FOTO]

Publikuar më: 19:56 29-05-2018

Pse kështu Butrint?! 

Eleni Foureira u vlerësua me çmimin e dytë në Festivalin Evropian, dhe ky ishte fillimi i një suksesi të garantuar. Kënga e saj “Fuego” bëri namin duke bërë që Eleni të firmosë një kontratë me labelin e njohur muzikor “Sony”. Pas këtyre arritjeve të mëdha, këngëtarja me origjinë shqiptare që përfaqësoi Qipron në “Eurovision” ka nisur koncertet në vende të ndryshme dhe ndalesa e rradhës ishte Spanja. Ajo ka përformuar disa nga hitet që ka dhe ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku shfaqet me një veshje si leopard dhe falenderon Spanjën për dashurinë që i ka dhuruar. Eleni gjithashtu u thotë që do të shihen sërish në Barcelonë më 15 qershor.

Në komentet e shumtë, na zuri syri komentin e këngëtarit të njohur Butrint Imeri i cili i shkruan “Mrs. Greece”. Butrinti ka bërë dhe një bashkëpunim me Elenin më parë dhe ai e di shumë mirë që ajo është shqiptare, por pse i bëri këtë koment vallë? Edhe disa fansa i kanë bërë “reply” duke i thënë që Eleni është shqiptare.

 

32443498_638156003202238_1955537578107076608_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389