Ajo sot njihet si një prej artisteve më të suksesshme në Greqi duke numëruar me mijëra fansa të cilët e ndjekin jo vetëm për muzikën, por edhe për stilin e saj tepër ekstravagant.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka folur dje ekskluzivisht për revistën e njohur nderkombëtare, "People", ku ndër të tjera nuk mund të mungonte një rrëfim mbi lidhjen e saj me vendin e saj, Shqipërinë. "Që kur jam larguar nga Shqipëria, në moshën një vjeçare, nuk jam kthyer më." - është shprehur artistja 29 vjeçare, emri i vërtetë i të cilës është Entela Fureraj.
"Tani më shumë se kurrë dëshira për t’u rikthyer është e madhe dhe shumë shpejt do të jem e pranishme për publikun shqiptar. Unë jam shumë e lumtur që në vitin 2016 ndihem e lirë të shpreh origjinën time, kjo pasi suksesi nuk duhet parë në ngjyrën, fenë apo vendlindjen e personit".
A do të sjellë ajo një projekt të ri në Shqipëri dhe si do të jetë ai? Këtë ende nuk e dimë por natyrisht që suksesi është i sigurtë!