INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eleni Foureira publikon klipin e ri: Ja përse

Eleni Foureira publikon klipin e ri: Ja përse "Nuk i detyrohet më dashuri"

Publikuar më: 14:30 01-03-2016

Një femër e fortë e gatshme të heqë dorë nga dashuria, pasi në fund të fundit nuk ka mbetur më asnjë grimcë e tillë.

Kështu na bën ta përshkruajmë klipin më të ri të këngës “Den Sou Hrostao Agapi”  të këngëtares me origjinë shqiptare Eleni Foureira. Projekti i realizuar nga Panik Records, ka në qëndër këngëtaren e cila vuan nga dashuria, por duket se nuk do të shkëputet prej saj dhe duron çdo dhimbje. Me pretekstin se nuk i ka borxh njeriu t’i falë veten e saj, ajo përpiqet të jetë e fortë edhe pse me lot në sy. Një video bardh e zi e realizuar në një formë shumë të veçantë skenografike, nën efektet e dritëhijes, na jep pikërisht mesazhin e këngës. A të jenë lotë të vërtetë ato vallë? Shpresojmë që jo…

 

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604