Përveç se çift në jetën private Klea Huta dhe Elgit Doda janë të tillë edhe në jetën profesionale.
Një video e publikuar nga Klea në rrjete sociale ku shfaqet duke punuar në studio me partnerin e saj është me të vërtetë e këndshme.
Në video shihet tek Elgiti përpiqet t’i tregojë Kleas zgjatjen e notave, por duket se ajo po shkatërrohet së qeshuri me reagimet e Elgitit pa e pasur vëmendjen:
“Ndërkohë që punojmë”, shkruan moderatorja në videon e publikuar
Çifiti po punon për një projekt të ri, dhe duket se kanë filluar intensivisht provat, së bashku me problemet e veta:
“Për këtë po më thua? Unë thashë se nuk kapja dot notat”, shprehet Klea duke shtyrë partnerin.
Në një moment Elgiti e dërgon dorën tek fyti i Kleas për t’i demonstruar vokalin zanor që duhet të bëjë.
Kjo video e këndshme i ka befasuar ndjekësit e moderatores, mes të cilëve edhe Turjan Hyskon, i cili shkruan:
“Bën kot si profesor! Po të gjuan, e vdekme!”