Dy “festa” në një hark të shkurtër kohor për Elgit Dodën. Këngëtari dhe kantautori i njohur i është nënshtruar një operacioni dy ditë pas ditëlindjes së tij, operacion i cili fatmirësisht ka përfunduar me sukses. Është vetë Elgiti ai i cili ka ndarë këtë lajm në rrjetet sociale, duke njoftuar miqtë dhe ndjekësit e tij se gjithçka shkoi ashtu siç duhet. Ai është fotografuar në ambientet e një spitali privat, ku duket i qeshur pas operacionit. Elgiti gjithashtu nuk ka harruar të falenderojë edhe stafin mjekësor për përkujdesjen e jashtëzakonshme. Shërim të shpejtë Elgit!