Lidhja e tyre po flitej e përflitej në media, por as njëri as tjetëri nuk pohonte asgjë.
Madje edhe e mohuan publikisht. Por një ditë të bukuar Klea Huta dhe Elgit Doda vendosën t’iu tregojnë të gjithëve me zë të lartë se tashmë ishin çifti më i ri në showbizin shqiptar. Që atë ditë Klea dhe Elgiti nuk e fshehin më dashurinë ndaj njëri-tjetrit, madje edhe dedikimet apo dhuratat. Ndaj edhe moderatorja simpatike ka publikuar sot në Instastorien e saj një tufë me lule. Edhe pse sërish nuk e ka zbuluar dërguesin, tashmë nuk është e vështirë të kuptohet që është dahsuria e zemrës së saj.