Ajo është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe këtë e tregon fare mirë suksesi i saj në “The Voice of Italy” ku triumfoi. Bëhet fjalë për Elhaida Danin e cila ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private, duke preferuar ta mbajë atë sa më larg vëmendjes mediatike.
Së fundmi ka lajmëruar që do të sjellë një bashkëpunim me një artist australian, por na tregoi se me kë është dashuruar.
Ajo ka publikuar një foto të sajen ku përbri shkruan: “Kohët e fundit kam rënë në dashuri me Dua Lipën, po ju? Got Dua Lipa vibes going on”.
Epo këtë dashuri profesionale me Dua Lipën e kemi ndjerë të gjithë!