Vajzat e showbizz-it përgjithësisht na kanë treguar se janë goxha të fshehta kur bie fjala tek jeta e tyre private duke i lënë kështu fansat në dilema të tipit nëse kanë apo jo të dashur.
Elhaida Dani ndonëse shumë e kujdesshme për të fshehur nga sytë e audiencës jetën e saj sentimentale mesa duket këtë herë nuk ka mundur të jetë e tillë.
Ka qenë pikërisht partneri i saj Branimir Agovi i cili me ka shpërndarë një foto në Instagramin e tij ku shfaqet së bashku me këngëtaren shqiptare ndërsa si mbishkrim ka shkruar: “Ne të dy”, duke e shoqëruar komentin me një emoji zemre.
Branimir duhet të ndihet me fat! E kush nuk e adhuron një vajzë si Elhaida...