INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elhaida Dani “trondit” look-un e saj

Elhaida Dani “trondit” look-un e saj

Publikuar më: 13:42 26-10-2016

Artistja bukuroshe e ka ndryshuar tërësisht pamjen.

Elhaida postoi pak orë më parë një foto në të cilën i thonte lamtumirë flokëve të saj bjondë, dhe nuk vonoi që të mbante premtimin. Tashmë ajo ka shfaqur look-un e saj të ri që e ndryshon tërësisht dhe i jep një hije tjetër.  Këngëtarja 23 vjeçare i ka lyer flokët e saj në ngjyrë të kuqe, por zgjedhja e saj nuk është thjesht preferenciale. Në mbishkrimin e fotos Elhaida tregon se ky ndryshim është bërë për rolin e saj të ri. Ishte bërë e ditur më parë nga vetë artistja e talentuar se do të luante rolin e Esmeraldës në muzikalin “Notre Dame de Paris”, që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve të kryeqytetit francez, duke filluar nga data 23 nëntor. Me flokët e rinj ajo na ka dhënë dhe shijen e parë të saj si cigania e bukur Esmeralda dhe duhet thënë se i shkojnë shumë.

elhaidadd.png

elhaida1.png

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043