INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elhaida në një lidhje? Përgjigjet dhe tregon ‘‘kriteret’’

Elhaida në një lidhje? Përgjigjet dhe tregon ‘‘kriteret’’

Publikuar më: 19:08 11-12-2017

Elhaida padyshim është një ndër këngëtaret  më të talentuara shqiptare. Zëri i saj është një ndër zërat më të bukur dhe të veçantë i cili e kanë përfaqësuar vendin tonë edhe në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi ajo ishte pjesë e “Kënga Magjike”, nga ku fitoi vendin e dytë, si kënga më e bukur dhe më e votuar nga këngëtarët e tjerë pjesëmarrës.

Elhaida është ndër të paktat këngëtare shqiptare që nuk preferon të flasë për jetën e saj private. Ajo gjithmonë është munduar të tregohet e rezervuar kur vjen puna tek gjërat që nuk kanë të bëjnë me muzikën.

Ajo ishte sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku përveç muzikës foli edhe pak për familjen dhe jetën private.  Edhe pse Rudina e ka “ngacmuar” disi me pyetjet e saj, ajo nuk ka treguar shumë nga jeta e saj private, thjesht ka ndarë me publikun disa detaje në lidhje më mashkullin që do dëshironte  t’i qëndronte në krah.

“Nuk ka asnjë të re që do të doja ta bëja publike. Unë njoh kaq shumë njerëz në përditshmëri që ndër ta mund të jetë edhe personi ideal, por kur takoj shoqen time të ngushtë ajo më thotë: Dëgjo Elhaida, ty mund të të vijnë shumë propozime, por djali që duhet të jetë me ty duhet të të trajtojë si princeshë. Dhe unë tani vërtet mendoj se ai që do jetë krah meje duhet të më trajtojë vërtet ashtu siç unë besoj se e meritoj”, tha Dani.

elhaida.png

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553