Pas një mungese në skenë vjen një tjetër hap i madh në karrierën e Elhaida Dani. Këngëtarja e talentuar, do të ngjitet në rolin e Esmeraldës në muzikalin Notre Dame de Paris, që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve të kryeqytetit francez, duke filluar nga 23 nëntori.
Një kryevepër e Victor Hygos, e publikuar në vitin 1831 dhe që nga viti 1998 është kthyer në muzikal duke u shfaqur në gjithë botën, dhe sipas librit të rekordeve Guiness, në vitin e parë të shfaqur ka rezultuar si muzikali më i suksesshëm ndonjëherë. Me muzikë të realizuar nga Ricardo Cocciante, i cili ka qenë trajneri i saj në “The Voice of Italy”, Elhaida do të interpretojë rolin e ciganes së bukur Esmeralda, që robëroi zemrat e shumë burrave, përfshirë edhe Kuazimodon. Është vetë këngëtarja shkodrane që ka njoftuar fansat me anë të një postimi në Instagram, për këtë hap të rëndësishëm në karrierën e saj artistike, ashtu siç e cilëson vetë ajo.
Ndihemi krenarë me ty Elhaida!