Është bërë e ditur më parë se artistja e talentuar Elhaida Dani do të luante në rolin e Esmeraldës në muzikalin “Notre Dame de Paris”, dhe kjo mbrëmje erdhi. Me muzikë të realizuar nga Ricardo Coçiante, i cili ka qenë trajneri i saj në “The Voice of Italy”, Elhaida do të interpretojë rolin e ciganes së bukur Esmeralda, që robëroi zemrat e shumë burrave, përfshirë edhe Kuazimodon.
Pak minuta para shfaqjes, teksa po bëhej gati për tu ngjitur në skenën e Pallatit të Kongreseve të kryeqytetit francez, Elhaida ka postuar një foto në Instagram duke na sjellë edhe një herë në kujtesë se kjo do të jetë mbrëmja e saj, padyshim një nga mbrëmjet më të rëndësishme në karrierën e saj profesionale.
Meqënëse ajo na bën me dije se na do të gjithëve, ne i themi se kemi të njejtën ndjenjë për të. Suksese Elhaida!