Një turne koncertesh muzikore do të zhvillohet në SHBA me këngëtarët që kanë prekur majat më të larta të muzikës shqiptare. New York, Boston e Chicago janë destinacionet e ardhshme për këngëtarët Alban Skënderaj, Elhaida Dani dhe Xhensila Myrtezaj.
Elhaida Dani do të mbërrijë e para përtej oqeanit. Këngëtarja nga Shkodra, një ndër zërat më të fuqishëm të muzikës shqiptare, ka postuar një foto në Instagram duke shkruar se do i kalojë 10 ditët e ardhshme në New York dhe mezi po pret për këtë.
Mbas shumë vitesh ringjitet në skenën amerikane idhulli i çdo Shqiptari, Alban Skënderaj, i cili përmes rrjeteve sociale i ka ftuar të gjithë shqiptarët të shkojnë në koncerte. Këngëtari 33 vjeçar mësohet se do të zbresë ditën e enjte në SHBA ku do të qëndrojë 3 javë sepse ka në plan edhe projekte të tjera të cilat do ti mësoni së shpejti në IN TV.
Koncerti i parë gjatë javës shqiptaro-amerikane do të mbahet ditën e premte, më 1 prill, në Chicago. Për të vijuar ditën e shtunë, me 2 prill, në New York dhe për të përfunduar, të dielën, me 3 prill, në Boston.